India po vazhdon të ketë rritje dramatike të numrit të rasteve me koronavirus.
Sipas Worldmeter, India ka shënuar numrin rekord të infektimeve, rreth 8 mijë raste të reja dhe 221 vdekje brenda 24 orëve. Kjo ka çuar numrin në 190.791 raste, disa mijëra raste më pak se Italia e cila deri vonë ishte vendi më i prekur nga koronavirusi.
India tash është vendi i shtatë me më së shumti të infektuar në botë, dhe i katërti për nga numri i rasteve aktive. Numri i të vdekurve ka arritur në 5.0408. Disa ministra në Indi kanë hyrë në vetizolim pasi janë konfirmuar pozitivë me koronavirus, shkruan Business Standard.
Përfshirë të gjitha vendet, Maharashtra ka numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus, 67.655 raste e përcjellë nga Tamil Nadu 22.333 raste dhe Delhi me 19.844 raste.
-
India regjistron numrin më të lartë të vdekjeve ditore nga COVID-19
-
India regjistron rekord të vdekjeve nga COVID-19 brenda 24 orëve
-
India regjistron afër 330 mijë të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit
-
Në Indi regjistrohen 375 mijë raste pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit
-
India shënon për të katërtën ditë radhazi rekord vdekjesh e rastesh të reja me COVID-19