Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

India regjistron mbi 83 mijë raste të reja me koronavirus

India ka regjistruar një rekord të ri të rasteve të reja me koronavirus.

Në 24 orët e fundit në Indi janë regjistruar 83.883 raste të reja, duke çuar shifrën totale në 3.85 milionë, është 100 mijë prapa Brazilit, që është vendi i dytë për nga numri i të infektuarve me koronavirus, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë së Indisë, raporton agjencia Reuters.

India ka regjistruar shifra të mëdha të rasteve të reja çdo ditë për gati një muaj. Ndonëse numri i të vdekurve po mbetet relativisht i vogël krahasuar me rastet. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 1043 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit, ndërsa shifra totale ka shkuar në 67.376.

Në Çeki po ashtu është konfirmuar rekord i rasteve të reja me koronavirus. Çekia ka regjistruar 650 raste të reja, që është shifra më e lartë e të infektuarve në këtë vend brenda 24 orëve.