Miliona indianë kanë nisur të votojnë të premten, në rundin e dytë të zgjedhjeve kombëtare shumëfazëshe, derisa kryeministri indian, Narendra Modi, u përpoq të nxiste votuesit për të votuar partinë e tij nacionaliste hindu.
Njerëzit u rreshtuan sërish jashtë qendrave të votimit, me t’u hapur ato në ora 7:00, raporton AP.
Rezultati i votimit të së premtes do të jetë vendimtar për Partinë nacionaliste Hindu të Modit Bharatiya Janata, pasi 88 zonat elektorale në 13 shtete përfshijnë disa nga bastionet e saj në shtete si Rajasthan, Madhya Pradesh, Uttar Pradesh dhe Maharashtra.
Shumica e sondazheve parashikojnë një fitore për Modin dhe BJP, e cila është kundër një aleance të gjerë opozitare të udhëhequr nga Kongresi Kombëtar Indian dhe partitë e fuqishme rajonale.
Udhëheqësi i partisë së Kongresit, Rahul Gandhi, kandidon për herë të dytë në zonën zgjedhore Wayanad në shtetin jugor të Keralës, pasi ai u mund në zgjedhjet e vitit 2019 nga Smriti Irani, një udhëheqës i BJP, në qytetin verior indian të Amethi - një bastion tradicional për Nehru-Gandhi.
Edhe
Miliona indianë votojnë në një rund tjetër të zgjedhjeve gjashtëjavore
Kandidatë të tjerë të shquar në fazën e dytë të votimit përfshijnë Shashi Tharoor i partisë së Kongresit, yllin e njohur të Bollywood-it të BJP, Hema Malini dhe aktorin Arun Govil, i cili luajti rolin e Zotit Ram të nderuar të hinduizmit në një përshtatje televizive të 1987 të epikës së lashtë Ramayana.
Kryeministri Modi u bëri thirrje njerëzve të votojnë në numër rekord për të forcuar demokracinë.
-
India voton në fazën e tretë të zgjedhjeve, Modi ashpërson retorikën kundër myslimanëve
-
Indianët votojnë në fazën e parë të zgjedhjeve më të mëdha në botë
-
Narendra Modi betohet për një mandat të tretë si kryeministër i Indisë
-
Modi shpall fitoren në zgjedhjet në Indi, partia e tij pëson humbje të mëdha