Vdekjet e shumta në ditët e fundit nga koronavirusi në Indi kanë detyruar autoritetet të krijojnë hapësira krematoriumi, ku do djegin trupat e familjarëve të vdekur.
Vala e dytë e koronavirusit e ka bllokuar tërësisht sistemin shëndetësor të Indisë, duke stërmbushur spitalet dhe hapësirat e trajtimit të pacientëve. Mungesa e oksigjenit dhe shtretërve është rritur jashtëzakonisht shumë. Ditë më parë, brenda 24 orëve, India ka regjistruar një milion të infektuar, derisa të martën u regjistruan 323.144 të infektuar. Që nga fillimi i pandemisë, ky shtet ka regjistruar mbi 192 mijë të vdekur, njofton BBC.
Përktheu: E.B.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbyllen 200 tempuj fetarë në Indi, shkak përhapja e koronavirusit
-
India e kalon shifrën e 300 mijë të vdekurve nga COVID-19
-
India regjistron rekord të vdekjeve nga COVID-19 brenda 24 orëve
-
India regjistron 4106 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit
-
India shënon më shumë se 4,000 vdekje ditore nga COVID-19