Javën e kaluar, një dron fluturoi më shumë se 350 milje përtej kufijve të Ukrainës në Kroaci, një shtet anëtar i NATO-s, raporton CNN të enjten. Droni mbante një bombë, patën thënë zyrtarët kroatë, dhe nuk është e qartë nëse ishte i ukrainasve apo forcave ruse.
Një tjetër dron hyri në hapësirën ajrore të Rumanisë më vonë. Dhe të martën ushtria e Ukrainës tha se rrëzoi një dron rus që kishte rihyrë në Ukrainë përmes hapësirës polake.
Incidentet me dronë kanë zgjuar shqetësime se lufta në Ukrainë mund të përhapet në shtetet e NATO-s, edhe nëse joqëllimisht, duke detyruar aleancën të marrë vendim se si t’u përgjigjet incidenteve brenda kufijve.
Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes thonë se dronët që hynë në territorin e NATO-s dukeshin se ishin kryesisht të paqëllimshëm. Që nga fillimi i pushtimit rus, ushtria amerikane ka krijuar një linjë dekonflikti me Rusinë për të zvogëluar rrezikun dhe për t'u siguruar që dy ushtritë që veprojnë kaq afër njëra-tjetrës të mos përplasen pa dashje.
-
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Rumani
-
Rumania gjen copa droni në territorin e saj pas sulmit rus gjatë natës në Ukrainë
-
Sulmet e fundit ruse në Ukrainë – Polonia dhe Rumania ngrenë avionët luftarakë në ajër
-
Rumania raporton një dron rus në hapësirën e saj ajrore
-
NATO-ja forcon mbrojtjen pas hyrjes së dronëve rusë në Poloni