Policia kufitare hungareze ka shkrepur të shtëna paralajmëruese ndaj disa dhjetëra migrantëve, të cilët u përpoqën të hynin të martën në Hungari, përmes një vendkalimi kufitar me Serbinë, tha policia hungareze.
Policia tha se ata ndaluan shumicën e 60-70 migrantëve që tentuan të hynin në Hungari, ndërsa katër migrantë u kapën në vendngjarje, dhe u arrestuan.
Pika kufitare në fshatin jugor të Roszke të Hungarisë u mbyll natën kur ndodhi incidenti.
Zyrtarët e përshkruan incidentin, si një përpjekje "e jashtëzakonshme dhe e dhunshme" për të kaluar në mënyrë joligjore kufirin.
Autoritetet hungareze kanë njoftuar për një rritje të numrit të migrantëve, të cilët nga rajoni i Ballkanit synojnë të kalojnë në Hungari.
Edhe
Ndalohen dy shtetas serbë në veri pasi kaluan ilegalisht kufirin e Kosovës
Vendet e Ballkanit Perëndimor shumë shpesh janë përdorur si tranzit nga migrantët e Lindjes së Mesme, për të kaluar në Bashkimin Evropian.
Në përpjekje për të mbajtur nën kontroll çështjen e migrantëve, Bashkimi Evropian ka nënshkruar marrëveshje për ndihmë të kontrollit kufitar me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Malin e Zi/REL.
-
Arrestohet një shtetas i Serbisë në Bërnjak, dyshohet se i ofroi ryshfet policisë kufitare
-
Hungaria kufizon lejet e punës për punëtorët nga vendet jashtë BE-së
-
Kaloi kufirin ilegalisht nga Serbia, shtetasit të huaj i konfiskohet vetura
-
Katër të arrestuar në dy raste të ndara të kontrabandës me migrantë