Një incident hekurudhor në Pioltello të Milanos është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke shkaktuar dy viktima, dhjetëra të plagosur mes të cilëve 5 në gjendje të rëndë.
Ngjarja është shënuar rreth orës 06.55 në Cremona,pak para se treni të mbërrinte në stacionin e Lambrate.
Nga ata që ishin në tren tregojnë se pati një ngadalësim të fortë dhe më pas treni ndaloi . “Treni ishte përplasur pas një shtylle”, thotë një dëshmitar për TgCom24, ndërkohë që çdo informacion është paraprak.
Emergjencat bëjnë të ditur se incidenti hekurudhor ka pasur si shkak daljen nga binarët të trenit dhe disa nga vagonët mund të kenë mjaf të plagosur. Në vendngjarje ka mjaft ambulanca dhe zjarrfikëse.
Artikuj të ngjashëm
-
Tjetër aksident hekurudhor në Spanjë, humb jetën një person e lëndohen të paktën 15
-
Dy të vdekur e një i lënduar nga aksidenti në Obiliq
-
Katër të vdekur nga aksidenti në Belgjikë, në mesin e tyre dy fëmijë
-
Të paktën 23 të vdekur nga një sulm me bombë në Pakistan
-
Tetë të vdekur dhe 25 të lënduar nga përplasja e trenit me një autobus në Tajlandë