Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ikea në Francë gjobitet me 1 milion euro për përgjim të stafit

Një gjykatë në Francë ka urdhëruar Ikean që të paguajë gjobë prej 1 milion euro, pasi rrjeti suedez i mobilieve është shpallur fajtorë për përgjim të stafit në Francë, raporton BBC.

Ish-shefi ekzekutiv i Ikea Francë, Jean-Louis Baillot, ka marrë burgim me kusht prej dy vjet dhe gjobë 50 mijë euro.

Filiali i Ikeas në Francë është zbuluar se ka angazhuar detektivë privatë dhe zyrtarë policorë për të mbledhur të dhënat private për stafin. Dëshmitë dolën në vitin 2012.

E goditur nga ky skandal, Ikea shkarkoi katër menaxherë dhe implementoi një kod të ri të sjellës.

Në mesin e 15 personave në gjyq në Versailles ishin edhe ekzekutivë të lartë dhe ish-menaxherë të dyqaneve.

Edhe Konfirmohet dënimi ndaj Sarkozyt për financim të paligjshëm të fushatës zgjedhore Botë Konfirmohet dënimi ndaj Sarkozyt për financim të paligjshëm të fushatës zgjedhore

Katër zyrtarë policorë po ashtu janë në gjyq për dorëzim të informacioneve konfidenciale.

Sistemi i mbikëqyrjes masive u përdor nga menaxherët e dyqaneve për të kontrolluar aplikuesit për punë, si dhe për të kontrolluar stafin e tyre.