Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ia vrau macen ministrit, dënohet çiklisti

Çiklisti profesionist, Antonio Tiberi, është gjobitur dhe suspenduar nga ekipi i tij pasi qëlloi për ngordhje macen e një ministri në San Marino.

21-vjeçari raportohet të ketë thënë se po provonte një pushkë dhe e drejtoi në kokën e maces dhe se qëlloi.

Macja i përkiste fqinjit të tij, ministrit të Turizmit të San Marinos, Federico Pedini Amati, raportoi BBC.

Ai u gjobit me 4,000 euro dhe ekipi i tij Trek-Segafredo e suspendoi për 20 ditë.

“Macja nuk i pengonte askujt”, ka thënë ministri.

“Vajza ime e donte atë. Nuk mund ta vrasësh një kafshë dhe t’ia hedhësh me një gjobë 4,000 euro”.

Artikuj të ngjashëm