Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

I dyshuari për zjarrin në katedralen e Nantesit, arrestohet për vrasjen e një prifti

Një burrë nga Ruanda është arrestuar me dyshimin se ka vrarë një në perëndim të Francës, raporton BBC.

Trupi i Olivier Maire është gjetur në fshatin Saint-Laurent-sur-Sevre të hënën në mëngjes.

I dyshuari, të cilit i kishte dështuar kërkesa për azil që po strehohej nga prifti, është vetëdorëzuar në Polici dhe ka pranuar krimin.

40-vjeçari është po ashtu i dyshuar se ka nisur zjarrin që seriozisht dëmtoi katedralen në Nantes në korrik të vitit të kaluar.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë se mendimet e tij janë me gjithë katolikët në Francë, ndërsa ka vlerësuar lartë priftin e ndjerë.

Vrasja ka nxitur një debat politik se pse i dyshuari ende gjendet në Francë.

Në T]itter, ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, është kritikuar nga politikanja e krahut të djathtë Marine Le Pen, që ka pyetur se pse i dyshuari për zjarrin në Nantes ende nuk ishte deportuar.

Edhe Të paktën 150 të arrestuar në protestat e dhunshme në Francë të mërkurën Botë Të paktën 150 të arrestuar në protestat e dhunshme në Francë të mërkurën

Darmanin ka thënë se ndonëse të dyshuarit i ishte refuzuar kërkesa për azil, ai nuk ka mundur të dëbohet derisa po hetohej për akuzat për zjarrvënie.

I dyshuari, që po punonte vullnetar në katedrale, ishte akuzuar atëbotë pasi kishte pranuar se ka ndezur zjarrin.

Ai ishte mbajtur në paraburgim deri në maj të këtij viti, e më pas u transferua në spitalin psikiatrik. Prifti 60-vjeçar Olivier Maire e kishte mirëpritur atë në kishë disa muaj, kanë thënë mediat franceze.