Kryeministri hungarez Viktor Orban ka deklaruar se Hungaria ka përfunduar ndërtimin e gardhit të dytë në kufi me Serbinë.
“Gardhi është i gjatë 155 kilometra, i lartë tri metra dhe mund të ndalojë çdo masë njerëzish”, ka thënë Orban për radion shtetërore, transmeton Koha.net.
Orban ka thënë se Bashkimi Europian do të duhej ta kritikonte më pak Turqinë meqë relativisht mbështetet në bashkëpunimin me Ankaranë për ndalimin e refugjatëve.
“Turqia është anëtare e NATO-s dhe, ndaj, aleat yni. Ashtu që Turqinë nuk duhet trajtuar si vend që s’është aleat yni dhe duhet të respektojmë popullin turk dhe kryetarin e tyre”, ka thënë Orban.
Hungaria në shkurt ka filluar ndërtimin e gardhit të dytë në kufi me Serbinë për të ndaluar hyrjen e migrantëve.
Para dy vjetësh Hungaria ka ndërtuar përgjatë kufirit me Serbinë e Kroacinë.
-
Hungaria ndërton gardh të ri përgjatë kufirit me Serbinë
-
Hungaria kërkon 400 milionë euro nga BE-ja për të ndalë migrantët
-
Kurti zotohet se ura 65-metërshe mbi Ibër do të përfundojë sivjet
-
Orban thotë se janë gjetur eksplozivë pranë infrastrukturës së gazit midis Hungarisë e Serbisë
-
Mijëra marshues në mbështetje të Orbanit në Budapest