Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë të dielën se ka pasur një telefonatë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili i ka thënë se janë gjetur eksplozivë pranë infrastrukturës së gazit në Serbi, që lidh vendet e tyre.
Orban, i cili është aleat i Vuçiqit dhe përballet me zgjedhjet më 12 prill, ka thënë në një postim në Facebook se "autoritetet serbe kanë gjetur eksplozivë shkatërrues dhe pajisjet e nevojshme për aktivizim në infrastrukturën kritike të gazit që lidh Serbinë dhe Hungarinë", ka shkruar Orban.
Ai ka shtuar se një hetim është duke u zhvilluar.
"Kam thirrur një këshill të jashtëzakonshëm mbrojtjeje këtë pasdite”, ka thënë Orban.
Artikuj të ngjashëm
-
Orbani akuzohet për pretendime të rreme lidhur me gjetjen e eksplozivëve afër tubacionit të gazit
-
Hungaria do ta ndalë furnizimin e Ukrainës me gaz natyror
-
Eskalojnë marrëdhëniet Hungari-Ukrainë, Orbani akuzon ukrainasit se ia kërcënuan familjen
-
Shtrenjtimi i naftës - Orbani i kërkon BE-së t’i heqë sanksionet ndaj energjisë ruse
-
Orbani injoron partnerët e BE-së, i kërkon Putinit më shumë naftë dhe gaz