Hungaria do të vë veto ndaj propozimit të Bashkimit Evropian për të ndaluar importet e naftës ruse, ka bërë të ditur të mërkurën për BBC-në, sekretari i shtetit për Marrëdhënie dhe Komunikim Ndërkombëtar, Zoltán Kovács.
Kovács ka thënë se propozimi është “i papranueshëm” dhe se “do ta shkatërronte ekonominë e Hungarisë”.
Deklarata e tij e bën propozimin vështirë të realizueshëm, pasi plani për t’u bërë i fuqishëm duhet të aprovohet nga të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së.
“Propozimi vjen nga Brukseli... që është qendra administrative, burokratike e Bashkimit Evropian - jo nga shtetet anëtare. Ata e dinë saktësisht se ajo që ata propozojnë është kundër interesave hungareze, është kundër mundësisë që është e realizueshme në terren dhe nëse e bëjmë këtë do ta shkatërrojmë plotësisht ekonominë hungareze”, ka thënë ai.
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka folur të mërkurën në Parlamentin Evropian për propozimet për një rund të madh sanksionesh ndaj Rusisë. Von der Leyen ka thënë se propozimet e fundit përfshijnë ndalimin e plotë të importit të naftës ruse.
-
Ministrat e BE-së i bëjnë thirrje Hungarisë të mbështesë embargon ndaj naftës ruse
-
Hungaria thotë se ndalimi total i naftës ruse do t’ia shkatërronte ekonominë
-
Hungaria refuzon t’i mbështesë sanksionet e reja të BE-së ndaj Rusisë
-
Hungaria kundër ndalimit të plotë të importit të naftës dhe gazit rus
-
Hungaria nuk i mbështet propozimet për ndalimin e energjisë ruse