Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Hungaria thotë se ndalimi total i naftës ruse do t’ia shkatërronte ekonominë

Bashkimi Evropian po synon një ndalim total të importeve të naftës si pjesë e masave të saj më të ashpra kundër Rusisë.

Por, jo çdo anëtar i BE-së është dakord.

Hungaria ka thënë se sanksionet e naftës kundër Rusisë do të shkatërronin ekonominë hungareze, shkruan BBC.

Ministri i Jashtëm, Peter Szijjarto tha se Komisioni Evropian nuk ka një zgjidhje për “problemet e mëdha që do të krijonte një gjë e tillë për Hungarinë”, pavarësisht bisedimeve që po zhvillohen.

Ai shtoi se një marrëveshje për një embargo nafte do të funksiononte vetëm nëse do zbatohej për dërgesat e naftës detare dhe të gjitha dërgesat e naftës ruse nëpërmjet tubacioneve do të përjashtoheshin plotësisht.