Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Humb jetën foshnja në SHBA, nëna akuzohet se e vendosi në furrë

Një foshnje ka vdekur së fundmi pasi dyshohet se nëna e saj e ka futur në furrë, ka raportuar DailyMail të dielën.

Mariah Thomas nga Kansas City në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) po akuzohet për veprën “rrezikim i mirëqenies së një fëmije”, pasi thuhet se ajo e kishte vendosur gabimisht foshnjën për të fjetur në furrë, në vend të një krevati fëmijësh.

Nuk janë dhënë detaje të hollësishme mbi rastin, por fëmija u gjet pa shenja jete të premten, e ajo kishte djegie të thella, derisa vdekja u konfirmua në vendin e ngjarjes.

“Kjo tragjedi është e tmerrshme dhe zemrat tona janë thellë të lënduara për humbjen e kësaj jete të çmuar. Besojmë se sistemi i drejtësiee do t’i përgjigjet këtyre rrethanave”, thuhet në reagimin e prokurorisë.