Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Holandezët ta thonë në sy

Ende pa i bërë një vit që po jetoja në Amsterdam u takuam me miqtë e bashkëshortit tim, në një prej kafeneve dhe bareve të shumta në “Vondelparkun” e famshëm të qytetit.

Zgjodhëm ulëset tona dhe pritëm, por kamerieri nuk dukej askund. Kur më në fund u paraqit, ai nuk pyeti “çfarë dëshironi të porosisni” apo “çfarë mund t’ju sjell?”. Ai tha “çfarë doni?”, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Mbase ishte fjala se këtë gjë e tha në anglishte, apo thjesht po kalonte nëpër një ditë të keqe, por unë mbeta e shokuar.

Arsimtari im i holandishtes ma sqaroi më vonë se holandezët janë të drejtpërdrejtë – e ky tipar i tyre është më i theksuar në Amsterdam.

Ben Coates, autor i librit “Përse holandezët janë ndryshe”, kishte shkuar në Holandë nga Britania e Madhe, tetë vjet më parë. Atij i bien ndërmend përvoja të ngjashme, e në mënyrë specifike një situatë kur ai i kishte prerë flokët dhe një mik i tij holandez i kishte thënë se nuk po i rrinin fare mirë.

“Mendoj se Holanda është një vend ku… askush nuk shtiret. Për shembull, kur flet diçka në ndonjë takim pune dhe propozimi yt nuk iu pëlqen të tjerëve, ata do të ta thonë menjëherë”, ka thënë ai... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)