Holanda ka ndaluar përdorimin e vaksinës anti-COVID “AstraZeneca” për njerëzit nën 60 vjeç pas vdekjes së një gruaje që kishte marrë një dozë të kësaj vaksine, tha agjencia kombëtare e lajmeve ANP, duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë holandeze.
Rreth 10 mijë persona që kanë aplikuar për t’u vaksinuar do të anulohen si rezultat i vendimit, shtoi raporti.
Vaksina “AstraZeneca” është njëra nga më të përfolurat në botë. Fillimisht, disa prej shteteve evropiane ndaluan përdorimin e saj pas raportimeve për mpiksje të gjakut, megjithatë OBSH-ja konfirmoi se ajo është e sigurt.
Tani, shumica e shteteve evropiane kanë filluar aplikimin e kësaj vaksine vetëm për personat mbi 55 vjeç.
Artikuj të ngjashëm
-
Kokëçarje e re për “AstraZenecan”, Gjermania e ndalon për nën 60-vjeçarët
-
Holanda pezullon vaksinën “AstraZeneca”
-
Gjermania do ta aprovojë vaksinën e AstraZenecas për personat mbi 65 vjet
-
Franca kthen vendimin, aprovon vaksinën e “AstraZenecas” për personat mbi 65-vjeç
-
Francë, vaksina “AstraZeneca” do të jepet vetëm për personat nën 65 vjeç