Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Holanda do ta ndalojë gazin e të qeshurës nga janari

Qeveria holandeze do të ndalojë përdorimin e oksidit të azotit, i njohur zakonisht si gazi për të qeshur, mes shqetësimeve mbi rreziqet shëndetësore për numrin në rritje të të rinjve që e përdorin atë.

Ndalimi, i cili fillon në janar, e bën të paligjshme blerjen, shitjen ose zotërimin e gazit, raportoi BBC-ja të martën.

Megjithatë, autoritetet thonë se ende mund të përdoret për qëllime mjekësore dhe në industrinë ushqimore.

Qeveria shpreson gjithashtu se ndalimi do të zvogëlojë numrin e aksidenteve të trafikut rrugor që përfshijnë drogën.

Sipas monitorit të sigurisë rrugore “TeamAlert”, gazi i të qeshurës ka luajtur një rol në 1,800 aksidente në të gjithë Holandën gjatë tri viteve të fundit.

"Pothuajse dy në ditë, shifra që na tronditën vërtet”, ka thënë Maartje Oosterink nga TeamAlert në fillim të këtij muaji.

Gazi shitet kryesisht në bombola të vogla metalike, të cilat zbrazen në balona para se të thithen.

Sipas Institutit Trimbos, më shumë se 37 për qind e frekuentuesve holandezë në ahengje përdorin gaz për të qeshur rregullisht - kryesisht të rinj.

Artikuj të ngjashëm