Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Historiania e politikania ruse i sjell selame Putinit nga Serbia

Presidenti i Rusise, Vladimir Putin

Historiania dhe politikania ruse Natalya Naorchnitskaya i ka sjell presidentit rus Vladimir Putin, përshëndetjet që thotë se i mori nga Serbia.

Natalya i tha Putinit se serbët po shikojnë me shpresë të madhe nga Rusia, dhe presin që Rusia të mos bëjë kompromise e ta vazhdojë rrugën.

“Vladimir Vladimirovich, unë vetëm sa u ktheva nga Serbia, isha atje e bisedave para mbledhjes së përgjithshme të Akademisë së Shkencave të Serbisë, ku u zgjodha si anëtare e huaj edhe për një vit. U takova me peshkopin Irinej, mbajta shumë takime e fjalime. Po ta dinit se si serbët tash po shikojnë me shpresë nga Rusia, se si presin që Rusia të mos devijojë nga kjo rrugë, të mos bëjë kompromise, e të qëndrojë në këtë konfrontim ekzistencial – në konfrontim jo vetëm në lidhje me Ukrainën, por siç e keni thënë vazhdimisht, është një përplasje e projekteve të ndryshme për të ardhmen e njerëzimit”, i tha Natalya presidentit rus gjatë një takimi të mbajtur mes Putinit dhe historianëve e klerikëve fetarë në Ditën e Unitetit Nacional në Rusi. “Ua përcjelli këto përshëndetje për ju nga qytetarët serbë, nga akademikët serbë, nga shkencëtarët flokë gri që i kanë mbijetuar ndarjes së Kosovës, shpërbërjes së Jugosllavisë dhe çdo gjëje. U jam shumë falënderuese që në fillim të fjalimit folët për vazhdimin e kontinuitetit të historisë siç është, dhe nevojën për të studiuar si të tërë”.

Putin gjatë fjalimit kishte thënë se Perëndimi ka futur “marrëzira historike në kokat e miliona njerëzve, duke përfshirë rrjedhën e Luftës së Dytë Botërore dhe rolin e Bashkimit Sovjetik në fitoren ndaj Gjermanisë Naziste”.