Botë

Hipopotami gëlltit gjysmën e trupit të një 2-vjeçari, vogëlushi shpëtohet

Një dy vjeçar i ka mbijetuar sulmit të një hipopotami pranë shtëpisë së tij në jugperëndim të Ugandës.

Iga Paul ishte duke luajtur pranë brigjeve të liqenit Edward kur hipopotami doli, raportoi CNN.

Kafsha e kapi vogëlushin dhe "gëlltiti gjysmën e trupit të tij", tha policia, e cila shtoi se një vendas e luftoi hipopotamin duke i hedhur gurë gjë që bëri që hipopotami ta lëshonte fëmijën.

Policia tha se incidenti shënoi herën e parë që një hipopotam ishte larguar nga liqeni dhe kishte sulmuar dikë. Por kafshët - të cilat mund të peshojnë deri në 1.5 tonë - vlerësohet se vrasin rreth 500 njerëz në vit në Afrikë.

Dhe oficerët paralajmëruan vendasit se kafshët "mund t'i shohin njerëzit si një kërcënim" dhe thanë se "çdo ndërveprim mund t'i bëjë ata të veprojnë në mënyrë të çuditshme ose agresive".

Hipopotamët janë gjitari i tretë më i madh në tokë dhe dhëmbët e tyre mund të arrijnë deri në 50.8cm në gjatësi.