Lideri opozitar në Venezuelë, Juan Guaido, ka pasur probleme gjatë një takimi me klasën punëtore në Caracas, derisa po vazhdon garën kundër presidentit Nicolas Maduro.
Gjatë fjalimit të tij para mijëra njerëzve, është hedhur gaz lotsjellës, duke shpërndarë punëtorët e mbledhur në San Bernadino, transmeton KTV.
Guaido që është njohur nga shtetet perëndimore si president legjitim i Venezuelës, e ka fajësuar Maduron për problemet me energjinë elektrike, për korrupsion dhe keqmenaxhim të shtetit.
Guaido në takimet e tij nëpër qytete, po bën thirrje për zgjedhje të reja dhe po përkrahet nga qytetarët. Maduro ka thënë se Guaido po tenton një grusht-shtet me ndihmën e Washingtonit.
-
Guaido me ngulm dëshiron largimin e Maduros
-
Guaido thotë se ka nisur “faza finale” kundër pushtetit të Maduros
-
Guaido, me protesta, synon kundërshtimin e Maduros
-
Problemet me ujë dhe rrymë, Guaido kërkon protesta të reja dhe akuzon Maduron se po i tremb qytetarët
-
Protesta të dhunshme në Venezuelë, kërkohet rrëzimi i Maduros