Prodhuesi holandez i birrës, Heineken, ka njoftuar të hënën se do të largohet nga tregu rus.
Ky vendim i kompanisë së birrës është marrë si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës.
nuk është më as i qëndrueshëm dhe as i zbatueshëm në mjedisin aktual në Rusi. Si rezultat, ne kemi vendosur të largohemi nga Rusia”, ka thënë kompania në një njoftim për shtyp, raportoi CNN-i.
Heineken ka ndalur investimet dhe eksportet e reja në Rusi, si dhe shitjen, prodhimin dhe reklamimin e birrës në këtë vend.
“Jemi të tronditur dhe thellësisht të pikëlluar kur shohim se lufta në Ukrainë vazhdon të rritet”, ka thënë Heineken në deklaratën e tij.
Prodhuesi i birrës ka thënë se do të vazhdojë të ndajë pagat për 1.800 punonjësit e tij në Rusi deri në fund të vitit 2022.