Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris, ka deklaruar se Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit në Ukrainë.
"Ne kemi shqyrtuar provat. Ne i dimë standardet ligjore. Dhe nuk ka dyshim se këto janë krime kundër njerëzimit”, ka thënë Harris gjatë një fjalimi në Konferencën e Sigurisë që po zhvillohet në Mynih të Gjermanisë.
“SHBA-ja ka përcaktuar zyrtarisht se Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit”, ka shtuar ajo.
Harris ka thënë se SHBA-ja do të vazhdojë t’i mbështesë hetimet ndërkombëtare për veprimet e Rusisë në Ukrainë.
“Unë u them të gjithë atyre që kanë kryer këto krime dhe eprorëve të tyre që janë bashkëpunëtorë në këto krime, do të mbaheni përgjegjës”, ka deklaruar Harris në Mynih.
Artikuj të ngjashëm