Shefi i Hamasit, Ismail Haniyeh, ka deklaruar të mërkurën se grupi po tregon fleksibilitet në negociatat me Izraelin, por në të njëjtën kohë është i gatshëm t’i vazhdojë luftimet.
Dy palët janë duke vazhduar negociatat rreth një projekt-kornize e cila thuhet se parasheh një pauzë gjashtë javore në luftime, dhe lirimin e pengjeve të mbajtura në robëri nga Hamasi për palestinezët që janë arrestuar nga Izraeli, raporton Reuters.
Ai i bëri thirrje botës arabe që të punojë për t'i dhënë fund urisë në Gaza dhe që "boshti i rezistencës" të rrisë përpjekjet në emër të popullatës së Gazës.
Në një fjalim televiziv nga Bejruti, Haniyeh gjithashtu u ka bërë thirrje palestinezëve në Jerusalem dhe Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli që të marshojnë drejt xhamisë al-Aksa për t'u lutur në ditën e parë të Ramazanit. Izraeli ka thënë tashmë se do të vazhdojë të vendosë kufizime për hyrjen në xhami për myslimanët.
Që nga 7 tetori, shumë njerëzve u është dashur të kryejnë lutjet e së premtes në rrugët e Jerusalemit pasi forcat izraelite të sigurisë kanë penguar hyrjen në xhami. Ramazani pritet të fillojë mbrëmjen e së dielës së 10 marsit.
-
Hamasi pranon propozimin amerikan për bisedime mbi pengjet
-
Bisedimet Izrael-Hamas pritet të rinisin të dielën
-
Shuhen shpresat për armëpushim në Gazë përpara Ramazanit
-
Izraeli merr pjesë në negociatat e reja për armëpushim në Gaza
-
Hamasi thotë se e pranon një propozim për armëpushim dhe lirim të pengjeve