Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bisedimet Izrael-Hamas pritet të rinisin të dielën

Bisedimet e ngecura për armpushim ndërmjet Izraelit dhe Hamasit pritet të nisin sa më herët të dielën, kanë bërë të ditur zyrtarët egjiptian.

Bisedimet do të shënonin herën e parë që edhe liderët e Izraelit edhe të Hamasit u bashkohen negociatave indirekte, që nga fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ndërmjetësit ndërkombëtar shpresonin të arrinin një armëpushim gjashtëjavor para Ramazanit, mirëpo Hamasi kishte refuzuar çfarëdo marrëveshje që nuk do të çonte në armëpushim të përhershëm në Gazë, një kërkesë të cilën Izraeli e ka refuzuar, raportoi AP.

Në ditët e fundit megjithatë, të dyja palët kanë bërë lëvizje me qëllim të vazhdimit të bisedimeve.

Hamasi të premten u ka dorëzuar ndërmjetësve një plan të ri treshkallësh armëpushimi, që do t’i jepte fund luftimeve, sipas dy zyrtarëve egjiptianë, njëri prej të cilëve është i përfshirë në bisedime dhe tjetri që ishte i informuar për to.

Artikuj të ngjashëm