Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Hamasi thotë se po koordinon lëvizjet e ardhshme me Hezbollahun në Liban

Grupet militante të mbështetura nga Irani, Hamasi dhe Hezbollahu, po koordinojnë nga afër hapat e tyre të ardhshëm në luftën kundër Izraelit, ka thënë për Politicon përfaqësuesi i lartë i Hamasit në Liban, Ahmed Abdul-Hadi, të martën.

Ahmed Abdul-Hadi, lideri i byrosë politike të Hamasit në Bejrut, ka këmbëngulur se Hamasi me bazë në Gaza, nuk e kishte njoftuar paraprakisht aleatin e tij Hezbollahun për sulmet e tij kundër Izraelit më 7 tetor.

Pavarësisht kësaj, ai ka bërë të ditur bashkëpunimin e vazhdueshëm midis dy grupeve, duke theksuar se Hezbollahu tani është “i përgatitur për një luftë të madhe” kundër Izraelit në veri, ndërsa Hamasi do ta shuajë “ëndrrën” e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për ta dëbuar atë nga Gaza.

Ky njoftim rrit frikën e shpërndarjes së konfliktit në Lindjen e Mesme në dy fronte dhe përfshirjen e Libanit, veçanërisht nëse Izraeli fillon pushtim tokësor të Gazas.