Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Hamasi pretendon se një grua që po mbahej peng u vra nga sulmet izraelite

Një video që është shpërndarë në rrjetet sociale pretendon se një grua izraelite që po mbahej peng nga Hamasi, është vrarë në sulmet izraelite.

Pamjet që nuk zgjasin më shumë se një minutë, janë shfaqur të hënën në mbrëmje në Telegram, nga një kanal i cili i përket ushtrisë së Hamasit.

Forcat e mbrojtjes së Izraelit kanë treguar se familja e gruas janë të vetëdijshëm për ekzistencën e videos.

Shumë nga videot tregojnë gruan tek flet para kamerës duke lexuar një deklaratë të shkurtër. Ajo jep detaje për babanë, nënën, vendin e saj dhe kartën e identitetit të Izraelit. Ajo ka thënë se është 19-vjeçare.

Pas deklaratës, pamjet tregojnë trupin e saj derisa pretendohet se e njëjta është vrarë nga sulmet izraelite më 9 nëntor.

Edhe Hamasi publikon videon e një pengu izraelit e cila kërkon armëpushim Botë Hamasi publikon videon e një pengu izraelit e cila kërkon armëpushim

Në një deklaratë të hënën ushtria izraelite ka thënë se ka vizituar familjen e saj për ta informuar për videon.

“Hamasi po vazhdon të përdorë terror psikologjik duke vepruar në mënyrë johumane, përmes videove dhe fotografive të pengjeve, të njëjtën gjë e ka bërë edhe më herët”, thuhet në deklaratë.