Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Hamasi liron 13 pengje izraelite

Grupi ekstremist palestinez, Hamas, ka liruar 13 pengje izraelite të premten pasdite, shkruan BBC.

Pengjet izraelite aktualisht gjenden në Egjipt dhe do të fluturojnë për në Izraeli në një bazë të sigurt ushtarake.

Lirimi i pengjeve është pjesë e marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit, ndërmjetësuar nga Katari, për një armëpushim katërditor.

Në këmbim, Izraeli do të lirojë 37 të burgosur palestinezë. Kjo praktikë do të vazhdojë për katër ditë.

Hamasi më 7 tetor mori peng mbi 200 persona kur sulmoi Izraelin.

Artikuj të ngjashëm