Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Hakerët rusë sulmojnë uebfaqe gjermane, reagon Berlini

Kodimi

Disa hakerë rusë “i hodhën” jashtë sistemit disa uebfaqe gjermane, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Berlinit për t’i dërguar tanke Ukrainës, shkroi Reuters të mërkurën.

Agjencia kibernetike e Gjermanisë tha se sulmet digjitale patën efekte “të vogla”, derisa grupi rus i hakerëve “Killnet”, tha se qëllim patën faqet e Qeverisë, bankat dhe aeroportet me një fushatë të koordinuar.

“Aktualisht, disa faqe interneti nuk janë të qasshme. Nuk ka indikacione për efekte të drejtpërdrejta në shërbimin përkatës, dhe sipas vlerësimit, këto sulme nuk do të kenë efekte nëse merren masa mbrojtëse”, u tha në reagimin gjerman.

Gjermania tha të mërkurën se do të furnizojë Ukrainën me tanke Leopard 2, duke i tejkaluar dyshimet për dërgimin e armatimeve të rënda, që Kievi i sheh si vendimtare për të mposhtur agresionin rus.

Artikuj të ngjashëm