Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres ka thënë se përgjigja globale ndaj pandemisë me COVID-19 është një test që ka dështuar.
Guterrez ka deklaruar në llogarinë e tij në Twitter se kriza me pandeminë është larg së përfunduari.
“Përgjigja globale ndaj COVID-19 është një test që ka dështuar. Kriza nuk është gati të përfundojë. Duhet të jemi më të vëmendshëm tani për t’i parandaluar valët e infektimeve, të shmangim recensionin global dhe t’i kthehemi punës për të përmbushur qëllimet tona”, ka shkruar Guterres.
So far, the global response to #COVID19 is a test we have failed.
— António Guterres (@antonioguterres) April 18, 2021
And the crisis is far from over.
We need to heed the lessons now to prevent successive waves of infection, avoid a lengthy global recession & get back on track to fulfil the #GlobalGoals.
Kujtojmë se një ditë më parë është raportuar se numri i të vdekurve si pasojë e COVID-19 në botë ka kaluar shifrën prej 3 milionë persona.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, India dhe Brazili vazhdojnë të jenë vendet më të prekura dhe me numrin më të madh të të vdekurve në botë.
Edhe
Guterres: 130 shtete nuk e kanë pranuar ende asnjë dozë të vaksinës anti-COVID
Ndërkohë, vaksinimi, në shumë vende të botës po zhvillohet ngadalshëm derisa janë hedhur kritika për shpërndarjen jo të barabartë të vaksinave në raport me vendet e varfra.
bot