Botë

Arrin në mbi 3 milionë numri i të vdekurve në mbarë botën si pasojë e COVID-19

Numri i personave të cilët kanë vdekur në të gjithë botën si pasojë e COVID-19 ka kaluar tre milionëshin, njofton Universiteti Johns Hopkins.

Tre milionëshi është arritur një ditë pasi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka paralajmëruar se bota po arrin nivelin më të lartë të infektimeve ndonjëherë.

Vetëm India e cila po përballet me valën e dytë të infektimeve, ka shënuar më shumë 230 mijë raste të reja vetëm të shtunën. Ndërkohë, afro 140 milionë raste të prekjes me koronavirus janë shënuar në mbarë botën që kur ka filluar pandemia.

Sipas OBSH-së, numri i rasteve javore, është dyfishuar në dy muajt e fundit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, India dhe Brazili po prijnë me numrin e të infektuarve dhe të të vdekurve.