Kreu i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, thotë se kundërshtarët e globalizmit nuk duhet të cilësohen “nacionalistë dhe populistë, apo çfarëdo tjetër”, por duhet treguar atyre se ende ekziston përkujdesje.
Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres tha se pasiguria në lidhje me humbjen e vendeve të punës dhe të jetesës kërkon më shumë vëmendje.
Për shumë vite, organizatat ndërkombëtare dhe institucionet politike i kanë anashkaluar këta njerëz.
Komentet e tij, të bëra në kuadër të Forumit Ekonomik të Davosit, janë në kuadër të përpjekjeve për adresimin e disponimit populist dhe nacionalist në shumë pjesë të botës.
Ne duhet të kuptojmë “ankesat” e tyre dhe “shkaqet rrënjësore” të kundërshtimit të tyre ndaj multilateralizmit të mbrojtur nga Kombet e Bashkuara, tha Guterres, duke shtuar se “nuk mjafton vetëm përgojimi i atyre që nuk pajtohen” me multilateralizmin./REL
- Krijimi i një rrjetëzimi inkluziv të Kombeve të Bashkuara
-
Guterres thotë se bota po “vuan nga mungesa e besimit”
-
Shefi i OKB-së “thellësisht i shqetësuar” nga sulmet e reja mes SHBA-së dhe Iranit
-
Guterres: SHBA-ja beson se fuqia e saj vlen më shumë se e drejta ndërkombëtare
-
OKB: Bota ka dështuar në objektivin për klimën, pasojat do të jenë të rënda