Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Guri gjigant shtyp veturën në Indi, vdesin dy persona

Dy persona kanë vdekur dhe tre janë lënduar kur një gur gjigant u rrokullis dhe fshiu tri vetura që ishin në rrugë në Indi.

Ngjarja u kap nga kamerat e një veture që ishte para tyre.

Rruga përmes autostradës Kohima-Dimapur në Indi njihet se shpesh ndodhin rrëshqitje dheu, megjithatë rënia e një guri aq të madh ishte e pazakontë.

Në pamje shihet se nga njëra veturë e cila u shtyp nga guri dhe ishte e shkatërruar, menaxhojnë të dalin vetë tre persona.