Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dy të vdekur nga guri që shtypi automjetet në Indi

Së paku dy persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar kur guri gjigant shtypi tri automjete në verilindje të shtetit indian Nagaland. Incidenti ka ndodhur më 4 korrik dhe ishte incizuar nga automjeti që po priste në kolonë.

Autostrada në Nagaland është e njohur për rrëshqitjet e dheut në Indi. India në muajt e fundit është përballur me përmbytje dhe rrëshqitje të dheut.

Ekspertët kanë tërhequr vërejtjen se fatkeqësitë natyrore po ndodhin për shkak të ngrohjes globale dhe fenomenit natyror El Ninjo që ngrit temperaturat në mbarë botën.

I nxehti ekstrem në javën e fundit ka nisur për shkak të këtij fenomeni. Sipas shkencëtarëve, kushtet ekstreme, siç janë përmbytjet dhe thatësia, pritet të shpeshtohen gjatë viteve të ardhshme.