Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Grupi që dyshohet se vrau tre ushtarë amerikanë pezullon sulmet ndaj SHBA-së

Grupi militant irakian, Kataib Hezbollah, i dyshuar për fillimin e një sulmi me dron në Jordani që vrau tre ushtarë amerikanë ka njoftuar se ka pezulluar operacionet kundër Shteteve të Bashkuara të Ameriksë, shkruan BBC të mërkurën.

Kataib Hezbollah, grupi i lidhur me Iranin që mori meritën për sulmin të dielën, ka thënë se vendimi për pezullim të sulmeve ndaj SHBA-së ishte “për të parandaluar turpin e qeverisë irakiane”.

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se kishte vendosur se si t'i përgjigjej sulmit, por nuk dha detaje.

Irani ka paralajmëruar se do të hakmerret ndaj çdo sulmi ndaj “interesave” të tij.

Më parë, Irani mohoi akuzat e SHBA-së dhe Britanisë se ishte e përfshirë në sulmin e së dielës.

SHBA ka lënë të kuptohet për një përgjigje të armatosur që mund të vijë në disa valë.

Edhe Iraku paralajmëron SHBA-në pas vrasjes së komandantit militant Botë Iraku paralajmëron SHBA-në pas vrasjes së komandantit militant

Duke treguar se nuk do të nisë asnjë sulm të mëtejshëm kundër SHBA-së, sekretari i Përgjithshëm i Kataib Hezbollahut, Abu Hussein al-Hamidawi, ka thënë në një deklaratë: “Ndërsa ne njoftojmë pezullimin e operacioneve ushtarake dhe të sigurisë kundër forcave okupuese - për të parandaluar turpin të qeverisë irakiane - ne do të vazhdojmë të mbrojmë popullin tonë në Gaza në mënyra të tjera”.

Tre ushtarët amerikanë u vranë përgjatë kufirit jordano-sirian nga një dron që thuhet se ishte prodhuar në Iran, sipas CBS News.

Dhjetëra ushtarë të tjerë u plagosën në sulmin në “Kullën 22”, e cila u godit ndërsa forcat amerikane flinin.