Iraku ka lëshuar një paralajmërim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në përgjigje të sulmit të së mërkurën në Bagdad që la të vrarë një komandant të lartë të grupit militant pro-Iran, Kataib Hezbollah.
Komanda e Përbashkët Operacionale e Irakut e quajti sulmin një “agresion nga SHBA-ja”, duke shtuar se veprimi “minon të gjitha mirëkuptimet” mes Irakut dhe SHBA-së.
Zëdhënësi Tahseen Al Khafaji po ashtu përsëriti atë që vendi kishte thënë në serinë e parë të sulmeve amerikane në Irak si kundërpërgjigje për vrasjen e tre ushtarëve të SHBA-së në Jordani, se sulmet janë “shkelje e sovranitetit të Irakut”.
Kataib Hezbollah konsiderohet si grupi militant më i fuqishëm në Irak i mbështetur nga Irani, raportoi CNN.
Por, pas vrasjes së tre ushtarëve në Jordani, Kataib Hezbollah pati lajmëruar se do të suspendonte operacionet e veta ushtarake kundër forcave amerikane, që dha shenjë se grupi i frikësohej goditjes së SHBA-së.
https://www.koha.net/bote/408571/shba-ja-vret-me-dron-liderin-e-grupit-militant-ne-bagdad/
-
SHBA-ja vret me dron liderin e grupit militant në Bagdad
-
Grupi që dyshohet se vrau tre ushtarë amerikanë pezullon sulmet ndaj SHBA-së
-
Protesta në Irak, SHBA-ja vret një militant
-
Vritet një ushtar amerikan e një tjetër plagoset pas një sulmi iranian në Irak
-
Izraeli thotë se ka vrarë edhe një komandant iranian