Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gruevski deri më 8 nëntor duhet të paraqitet në burgun e Shutkës

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski mori një akt udhëzimi që të paraqitet në burgun e Shutkës.

Sipas aktit, Gruevski duhet më së voni deri më 8 nëntor të paraqitet në burg, ku do të duhet ta vuajë dënimin për blerjen e Mercedesit luksoz.

Akti udhëzues i është dhënë sot në mëngjes në Gjykatën Penale, sepse jozyrtarisht, nuk e kanë gjetur në adresën e tij. Ai është gjykuar me 2 vjet burg për rastin “Tanku” të Prokurorisë Speciale Publike.