Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gruaja afgane lind foshnjën në fluturimin e evakuuimit

Një grua e evakuuar nga Afganistani ka lindur fëmijën në fluturimin e evakuimit, raporton BBC.

Komanda e Qarkullimit Ajror të SHBA-së ka postuar në Twitter lajmin për gruan, e cila lindi gjatë fluturimit për në bazën ajrore Ramstein në Gjermani.

Personi mjekësor hipi në aeroplan pasi ai u ul.

Thuhet se si foshnja ashtu edhe nëna janë në gjendje të mirë, në një kompleks mjekësor në afërsi.

Në një moment gjatë fluturimit, gruaja afgane pati komplikime. Piloti duhej të ulej nga lartësia, për të rritur presionin e ajrit në aeroplan, “që ndihmoi në stabilizimin dhe shpëtimin e jetës së nënës”.