Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Grlic Radman: Një Bosnjë e qëndrueshme dhe e sigurt, në interesin e Kroacisë

Ministri i Punëve të Jashtme i Kroacisë, Gordan Grlic Radman, ka deklaruar se vendi që e përfaqëson është i interesuar për një Bosnjë dhe Hercegovinë të qëndrueshme dhe të sigurt.

Kështu është shprehur ai gjatë vizitës së zhvilluar në BeH, ku shtoi se ky është interes i Kroacisë, duke pasur parasysh situatën gjeopolitike dhe pozicioni i popullit kroat është shumë i rëndësishëm për stabilitetin e këtij vendi.

"Kroacia mbështet fuqimisht të gjitha proceset reformuese që shkojnë në drejtim të ndryshimit të Ligjit Zgjedhor dhe që do të eliminonin të gjitha format e diskriminimit dhe pabarazisë në procesin zgjedhor, në mënyrë që të mundësohet përfaqësimi legjitim i popujve përbërës, duke përfshirë Kroacinë si më të voglin", tha Radman.

Në ditën e parë të vizitës, kryediplomati kroat ka vizituar Krizançevo selon pranë Vitezit, ku vendosi një kurorë në një memorial të ngritur në vendin ku civilët dhe anëtarët e Këshillit Kroat të Mbrojtjes u vranë në një sulm të ndodhur në dhjetor të vitit 1993 nga ushtria e BeH-së në këtë vend.

Radman tha se erdhi në këtë pjesë të BeH me një mesazh inkurajimi për kroatët që jetojnë atje, duke thënë se kushdo që e ka kryer këtë krim, duhet të dënohet.

“Këtu janë vrarë njerëz të pafajshëm dhe këtu ka ndodhur një krim i tmerrshëm sepse janë vrarë pleq, gra dhe fëmijë. Çdo krim, kushdo që e ka kryer atë, duhet të dënohet", tha Radman para gazetarëve, raporton REL.

Në ditën e dytë të qëndrimit në BeH, Gordan Grlic Radman do të takohet me homologun e tij nga Bosnje e Hercegovina, Biser Turkoviq.

Artikuj të ngjashëm