Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, do të nisë sonte një vizitë dyditore në Kosovë.
Ai në orën 22:45 do të pritet në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” nga kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla-Schëarz, ndërkaq të martën në mëngjes të dy do të zhvillojnë takim bilateral në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Sipas agjendës të cilën e ka parë KOHA, Radman do ta vizitojë Janjevën, lokalitet i populluar kryesisht me kroatë, si dhe kontingjentin korat të KFOR-it.
Të martën do të pritet në takim nga kryeministri Albin Kurti, i cili në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ka propozuar zgjidhje për serbët, të ngjashme siç atyre u ka dhënë Kroacia.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrin në Kosovë ministri i Jashtëm kroat Radman
-
Pritjet e gjata në pikat kufitare të Kroacisë, Konjufca bisedon me homologun kroat
-
Ministri i Jashtëm gjerman sot në Kosovë, takohet me Osmanin
-
Ministri i Jashtëm gjerman do ta vizitojë Kosovën javën e ardhshme
-
Gërvalla me ministrin kroat: Prioritet njohja e ndërsjellë e patentë-shoferëve