Greqia ka paralajmëruar se do të rrisë numrin e rojave në kufirin e vendit me Turqinë, nga frika e fluksit të ri të emigracionit ilegal ndërlidhur me krizën në Afganistan.
Gjatë një vizite në zonën kufitare midis Greqisë dhe Turqisë, ministri grek i Mbrojtjes Civile, Takis Teodorikakos, ka thënë se 250 roja kufitare shtesë do t’u bashkohen forcave aktuale gjatë muajve në vijim.
Greqia ka ashpërsuar politikat e emigracionit dhe kontrollet policore në kufi gjatë dy vjetëve të fundit, duke e zgjatur murin e vendosur në vijën tokësore të kufirit me Turqinë dhe duke instaluar një rrjet vëzhgimi të teknologjisë së lartë, në përpjekje për të zmbrapsur azilkërkuesit.
Vendi ndërkaq ka hedhur poshtë akuzat në rritje të adresuara nga grupet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të cilat pretendojnë se Greqia po i deporton emigrantët pa ua lejuar paraqitjen e kërkesës për azil.
-
Greqia instalon muri në kufi me Turqinë nga frika e emigrantëve afganë
-
Turqia rrit sigurinë në kufirin me Iranin
-
Greqia i kërkon ndihmë Turqisë
-
Gjenden trupat e 12 emigrantëve të ngrirë në kufirin Turqi-Greqi
-
Mbyllen pikat kufitare midis Shqipërisë dhe Greqisë, shkak grevat e punëtorëve kufitarë grekë