Greqia ka identifikuar rastin e parë nga varianti Omicron të COVID-19, njoftoi të enjten ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris.
Infeksioni u konfirmua në një grek që jeton në Johannesburg dhe fluturoi nga Afrika e Jugut në Kretë për pushime, tha Theoklis Zaoutis, kreu i Organizatës Kombëtare për Shëndetin Publik (EODY).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBurri, i cili është plotësisht i vaksinuar, mbërriti në Kretë më 26 nëntor dhe bëri një test të shpejtë të antigjenit në aeroport, i cili rezultoi negativ.
Një test i dytë të nesërmen, pasi ai kishte simptoma të buta të Covid-19, përsëri mori një rezultat negativ derisa një i tretë më 29 nëntor konfirmoi infeksionin. Autoritetet shëndetësore konfirmuan të enjten në mëngjes se ishte varianti Omicron.
Zaoutis deklaroi se burri mbetet në karantinë dhe kontaktet e tij kanë rezultuar negative.