Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Greqia i përgjigjet ashpër Erdoganit: Ka kaluar çdo kufi

Pasi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. kërcënoi Greqinë se do të paguajë shtrenjtë nëse ka ndërhyrje në ishujt në Detin Egje, vendi i është përgjigjur presidentit turk të shtunën mbrëma.

Ministria e Jashtme greke i cilëson deklaratat e Erdoganit provokuese dhe gjykon se ai ka kaluar çdo kufi me kërcënimet e tij. Për këtë, sipas Ministrisë, do të informohen dhe aleatët.

“Greqia nuk do të ndjekë Turqinë në deklaratat dhe kërcënimet e përditshme skandaloze. Ne do t’i informojmë menjëherë aleatët dhe partnerët tanë për përmbajtjen e deklaratave provokuese të ditëve të fundit, për të bërë të qartë se kush po e dinamizon kohezionin e aleancës sonë në një periudhë veçanërisht të rrezikshme”, shkruhej në njoftimin e Ministrisë së Jashtme greke.

Erdogan akuzoi Greqinë për pushtimin e ishujve në Detin Egje që kanë status të çmilitarizuar, duke kërcënuar se Ankaraja është e gatshme të bëjë “çfarë është e nevojshme” kur të vijë koha.

“Unë rekomandoj Greqinë të shikojë historinë. Nëse Athina shkon shumë larg, çmimi do të jetë i lartë. Ne kemi një gjë për t’i thënë Greqisë dhe kjo është të kujtojmë Izmirin”, shtoi Erdogan.