Presidenti turk, Recep Tayyip Erodgan, ka përsëritur paralajmërimin se vendi i tij mund të reagojë brenda natës ndaj kërcënimeve të supozuara greke.
I pyetur për përdorimin e mëhershëm të frazës kërcënuese dhe për mundësinë e aksionit ushtarak kundër shtetit fqinj, njëherësh pjesë e NATO-s, Erdogani nuk e ka përjashtuar mundësinë.
Ankaraja ka thënë se Greqia po shkel marrëveshjet ndërkombëtare duke militarizuar ishujt në afërsi të brigjeve detare të Egjeut turk.
Turqia ka akuzuar gjithashtu Greqinë për shkelje të hapësirës ajrore gjatë ushtrimeve të NATO-s në Mesdheun lindor.
Edhe Athina ka akuzuar Ankaranë për shkelje të hapësirë së saj ajrore.
Artikuj të ngjashëm
-
Erdogan paralajmëron Greqinë: Mos na provokoni
-
Erdogani-Iranit: Nuk mund të justifikohen shkeljet e hapësirës ajrore turke
-
Erdogan kërcënon se do ta godasë Athinën me raketa balistike
-
Erdogani: Do të përdorim të gjitha mjetet për t’i mbrojtur interesat tona kundër Greqisë
-
Greqia i paralajmëron aleatët ndërkombëtarë për rrezikun për luftë me Turqinë