Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gratë e hekurta të Gazës

Me 42 për qind, Gaza vazhdon të ketë shkallën më të lartë të papunësisë në botë dhe në kohën kur gratë përbëjnë 15 për qind të fuqisë punëtore, krahasuar me papunësinë e meshkujve, rreth 71 për qind, shumë gra po mundohen ta mbulojnë këtë boshllëk të madh.

Gjithnjë e më shumë femra po i thyejnë normat shoqërore, duke punuar punë që tradicionalisht kryheshin prej burrave. Televizioni “Al-Jazeera” ka folur me tri prej tyre. Ato kanë treguar se si puna jotradicionale për to ua ka ndryshuar edhe mënyrën e jetesës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Timonierja e Gazës

Fëmijët në fillim i drejtoheshin me emrin “Hallë Salva”. “Fëmijët mendonin se vetëm burrat i drejtojnë autobusët”, ka deklaruar Salva Srour. “E kam thyer këtë traditë. Jam femra e parë në Rripin e Gazës që e drejton timonin e një autobusi”.

Srour ulet në gjashtë e tridhjetë të mëngjesit në karrigen e minibusit gjerman të prodhuar më 1989. Ajo nget mjetin e transportit rreth e përqark qytetit të Gazës, duke i marrë fëmijët të cilët i çon në çerdhe. Ajo e hapi më 2005 çerdhen. Dorën e ndihmës ia zgjati motra Sajda.

Fillimisht kishin angazhuar shoferë minibusi, por Srour nisi të mendonte që ta merrte vetë përsipër edhe punën e transportimit të fëmijëve pas ankesave të prindërve për mungesën e durimit të shoferëve. Ata i ankoheshin se shoferët nuk i respektonin oraret.

“Ne mund ta telefononim dhe t’i kërkonim llogari, por gjithnjë gjente justifikime. Gjithnjë thoshte ‘jam rrugës’, por fëmijët do të mbeteshin duke pritur dhe ende nuk shfaqej minibusi para derës së tyre”, shpjegon Srour... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.