Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) do t’i bashkojë forcat me një skuadër të krijuar nga Bashkimi Evropian muajin e kaluar, për të hetuar pretendimet se në Ukrainë janë kryer krime lufte, raporton BBC.
Prokurori i ICC-së, Karim Khan dhe kryeprokurorët nga Lituania, Polonia dhe Ukraina, kanë nënshkruar një marrëveshje të hënën që tribunali ndërkombëtare për krime lufte të marrë pjesë për herë të parë në një ekip hetues, ka njoftuar Eurojust.
Në deklaratë të Eurojust, thuhet se bashkëpunimi do të dërgojë mesazh të qartë se të gjitha angazhimet do të bëhen për të mbledhur dëshmi dhe për t’i sjellë përgjegjësit para drejtësisë.
ICC-ja heton dhe persekuton individët e dyshuar për krime lufte.
Artikuj të ngjashëm
-
Franca i premton financim Gjykatës Ndërkombëtare Penale për hetimin e krimeve në Ukrainë
-
Gjykata Ndërkombëtare Penale: Zero tolerancë për krimet ndaj fëmijëve në Ukrainë
-
Borrell: Çdo krim lufte i kryer në Ukrainë duhet ndëshkuar
-
Gjykata Ndërkombëtare Penale nis hetimet për pushtimin rus të Ukrainës
-
Gjykata Ndërkombëtare Penale paralajmëron hetime për krime lufte në Ukrainë