Ministria e Jashtme franceze ka premtuar 500,000 euro financim për Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) për ta mbështetur hetimin e krimeve të kryera në Ukrainë, raporton CNN të enjten.
Franca po ashtu do të ofrojë hetues dhe ekspertë për “t’u siguruar se prokurorët mund ta drejtojnë hetimin në kushtet më të mira të mundshme”.
Deklarata e lëshuar nga ministria thotë se ministri i Drejtësisë, Eric Dupond-Moretti, do t’i inkurajojë shtetet tjera ta rrisin mbështetjen për gjykatën.
ICC-ja hapi një hetim më 2 mars për krimet e pretenduara të kryera në Ukrainë që nga 21 nëntori 2013 , kur qindra e mijëra ukrainas dolën në rrugët e Kievit për të protestuar kundër ish-presidentit Viktor Yanukovych.
Qeveria amerikane të mërkurën zyrtarisht deklaroi se anëtarë të forcave të armatosura ruse kanë kryer krime lufte në Ukrainë.
“Sot, mund të njoftoj se, bazuar në informacionet që janë të qasshme tani, qeveria amerikane vlerësoi se anëtarë të forcave të Rusisë kanë kryer krime lufte në Ukrainë”, ka thënë sekretari i Shtetit, Antony Blinken.
-
Gjykata Ndërkombëtare Penale i bashkon forcat me BE-në për t'i hetuar krimet e luftës në Ukrainë
-
Gjykata Ndërkombëtare Penale nis hetimet për pushtimin rus të Ukrainës
-
Franca kundërshton blerjen e armëve amerikane nga Ukraina
-
Franca do të shfrytëzojë asetet ruse për të financuar ndihmën ushtarake për Ukrainën
-
Gjykata e Hagës nis dokumentimin e krimeve ruse në Ukrainë