Një gjykatë gjermane ka dënuar ish-zyrtarin sirian të inteligjencës me katër vjet e gjysmë burgim për pjesëmarrje në krime kundër njerëzimit, raporton BBC.
Prokurorët në Koblenz kanë argumentuar me sukses se 44-vjeçari Eyad al-Gharib, ka ndihmuar të arrestohen protestuesit në vitin 2011, të cilët më vonë ishin torturuar dhe vrarë.
Është gjykimi i parë i mbajtur në lidhje me mizoritë e kryera nga regjimi i presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.
Një sirian tjetër, Anwar Raslan (58), vazhdon të gjykohet.
Të dy u larguan nga lufta civile në Siri dhe morën azil në Gjermani, por u arrestuan në vitin 2019.