Një gjykatë në Gjermani ka dënuar një ish-oficer të regjimit sirian, për krime kundër njerëzimit.
Vendimi është i pari i tillë për krime kundër njerëzimit në luftën civile të Sirisë, që zgjat tash e dhjetë vjet, raporton CNN.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIsh-shefi i Inteligjencës, Eyad Al-Gharib 44 vjeçar është dënuar me katër vjet e gjysmë burgim për ndihmë në krimet ndaj njerëzimit.
Gharib ishte akuzuar se ka bërë arrestimin e 30 protestuesve, pavarësisht se e dinte për torturën sistematike që të burgosurit do të përjetonin në vendin ku do të vuanin dënimin, kanë thënë prokurorët e rastit. Protestuesit thuhet se ishin goditur fizikisht gjatë rrugës për në burg dhe më pas janë torturuar e vrarë.
Ish-oficeri i regjimit sirian të presidentit Bashar Al-Assad ishte arrestuar në Berlin, në shkurt të vitit 2019.
Ai wshtw arrestuar nën juridiksion ndërkombëtar e cila u jep të drejtë gjykatave të gjykojnë krimet kundër ligjit ndërkombëtar edhe kur ata nuk i kanë kryer krimet në territorin ku janë arrestuar.