Punëdhënësit janë të lejuar që të largojnë nga puna punonjëset që mbajnë shami në kokë, ka vendosur gjykata e Bashkimit Evropian të martën, bën të ditur BBC.
Por ndalimi duhet të bazohet në rregullat e brendshme të kompanisë në bazë të të cilave kërkohet që të gjithë punonjësit të “vishen neutral ndaj fesë”, thuhet në vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë
Vendimi i GJED vjen pasi një recepsioniste në Belgjikë u largua nga vendi i saj i punës për shkak se kishte refuzuar të heqë mbulesën, transmeton kp.
Gjykata e Kasacionit në Belgjikë e kishte adresuar çështjen në gjykatën e lartë të BE-së për sqarim.
Artikuj të ngjashëm
-
Shtetet e BE-së mund t’i ndalojnë simbolet fetare në vende pune
-
Gjykata Evropiane u jep të drejtë punëdhënësve që t’ua ndalojnë punëtoreve mbajtjen e shamive
-
Turqia kritikon Gjykatën Evropiane lidhur me vendimin për mbajtjen e shamisë nga punëtoret
-
Erdogan kritikon vendimin e BE-së për shaminë islamike
-
BE-ja e shqetësuar për dekretin e Haxhiut për dorëheqjet e personelit gjyqësor serbë